Arti i gurit të lumit

Kujt i drejtohemi

Plotësojmë dëshirat e arkitektëve që ndjekin hapin modern dhe duan të eksperimentojnë materiale e mënyra të reja përdorimi. Ofrojmë produkte cilësorë dhe artin në to për peizazhistët, për konstruktorët, për ndërtuesit dhe për artizanët.

Prodhimet tona

Gurët e lumit - simboli i natyrës, janë në sintoni me kohën tonë moderne: sjellin qetësi dhe relaks, na bëjne të ndihemi më afër natyrës, japin ngrohtësi në dimër dhe freski në verë. Janë produkte cilësore e të liçensuara në të gjithë përbërsit e tyre: nga gurët me 46 ngjyra, në rrjetat me fije xhami dhe adezivët që i bashkojnë.

Veshje përrallore

Kërkojmë mjeshtërinë e përpunimit, të personalizuara për çdo ekzigjencë: pllaka, riska, shirita një ngjyrëshe ose me lule, e mozaikët që me preçizion dhe kujdesshmëri të lartë të vendosjes së gurëve trasformohen herë pas here në lule, kafshë, figura gjeometrike, tablo. Dëshirojme që t'u ofrojme bashkëpuntorëve tanë mundësinë që të pajisin shtëpitë, ndërtesat dhe hapësirat publike me një veshje përrallore.

Natyra në qëndër të jetës tonë

Falë të rejave moderne të fundit që kemi arritur - si guri me 2 prerje dhe me spesorë 5 mm - gurët e lumit arrijne të përdoren me preçizion në mes të veshjeve horizontale e vertikale, prej materiali qeramik o prej dërraseje ose më vete, si simbol i natyrës sipas vizatimeve të personalizuara.

Karakterisikat teknike

Punojmë në vazhdimësi për zvogëlimin e spesorit, me qëllim uljen e peshës për veshje, në respektim të ambientit dhe natyrës. Produktet tona plotësojnë dhe respektojnë normativat e mëposhtme: Për izolim akustik: UNI 11367; D.P.C.M. 5/12/1997; UNI EN 12354; UNI EN ISO 717. Për çertifikim energjitikë: UNI EN ISO 13788; D.P.R. 59/2009; UNI EN ISO 13786. Për normativën e CE - EN 12620 dhe normat DIN 51097; RGB 181 ( sipas normativës gjermane, për provën kunder rëshqitjes).

Kohët e dorëzimit dhe çmimet

Koha e dorëzimit dhe çmimet janë të ndryshme. Ato varen nga sasitë dhe cilesitë e përpunimit që kërkohen nga klienti.