Arti i gurit të lumit

                               Asgjë s'është më i fortë se një gurë dhe asgjë s'është më i butë se uji. Megjithatë butësija e ujit gërryen fortësinë e gurit.
                                                                                               ( Ovidio )

Nga lind mendimi

Për të rijetuar një pjesë të civilizimit, të natyrës, të artit. Rreth lumenjëve e duke ecur mbi gurët e tij, ka lindur njerezimi dhe është civilizuar: nga popujt e Mesopotemisë tek ata të Egjyptit, nga Grekët tek popujt e Ballkanit dhe ato të Italisë. Ndërmarja jonë u krijua këtu, në Itali, në Milano.

Si zhvillohet

Duam t'ju sjellim në shtëpitë tuaja, në qëndrat e bukurisë dhe në ambientet urbane, çaste poetike. Prodhimet tona janë vepra të vogla arti, të projektuara dhe realizuara me gurë lumi mijëvjeçarë, të përpunuara, të prera dhe të ''qëndisura'' me mjeshtëri: midis kufijve të arkitekturës dhe dizenjos. Në këtë mënyrë hapim horizonte të reja dhe mundësi zbatimi për arkitektët, për artizanët, për personat me shije cilësore.

Kush jemi

Në natyrë tashmë ka gjithçka, por janë njerëzit, që vazhdojnë ta interpretojnë dhe ta zbulojne atë. Kështu - në një binom midis natyrës dhe përpunimit artizanal artistik - kanë lindur idetë krijuese të ndërmarrjes familjare ''Kafeja'', drejtuar nga vëllezrit, bashkuar me të njëjtat eksperienca, tradita dhe pasione.